Telegrafi

Delen që i iku e ktheu në fermë me veturë, të lidhur me rripin e sigurisë në ulën e përparme (Foto)

Mark Modra nga Port Lincol i Australisë, e ka gjetur delen që i kishte ikur nga ferma dhe nuk humbi kohë, për ta kthyer sërish. Duke përdorur një metodë, mjaft të pazakontë.

Meqenëse në pjesën e pasme i kishte karriget e fëmijëve, fermeri e lidhi gjedhin në ulësen e përparme, para se të nisë udhëtimin prej afro dhjetë kilometrave, transmeton Telegrafi.

“Çfarë do të bënit, po q se e gjeni delen e humbur disa kilometra larg dhe e tëra që keni, është një veturë familjare… vetëm mos i tregoni gruas sime”, ka shkruar ai në Twitter, ndërsa ia ka bashkëngjitur edhe thurjen që tregon se siguria duhet të jetë e para.

Delja e lidhur me rripin e sigurisë

Sipas fermerit Modra, pasagjeri i pazakontë e ka pëlqyer udhëtimin, ndërsa kishte qëndruar qetë, megjithëse ai kishte menduar se do të shkelmonte.

“Ka njerëz që kujdesen për të mirën e kafshëve, ky është një shembull i mirë” ka shkruar një komentues. /Telegrafi/