Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini momentalisht është Londër, ku është parë në zyrat e klubit të Chelseat .
Sipas Corriere dello Sport fotografia është bërë sot afër Stamford Bridge në ora 13:54.
Sipas Sky Sport Italia, Sabatini gjendet aty për të biseduar për transferimin e Radja Nainggolan në Ligën Premier.
Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht Nainggolanin në skuadrën e tij, pasi edhe më parë kishte tentuar ta ofrojë te Juventusi.
Çmimi i tij flitet së është 43 milionë euro dhe Chelsea është i gatshëm të paguajë.
Lojtarë tjerë që mund të futen në bisedime janë edhe Miralem Pjanic dhe Kostas Manolas. /Telegrafi/