Telegrafi

Delegon gjyqtarët për javën e 35-të, Mentor Ajeti në derbi

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku janë caktuar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë këto duele.

Ndeshja e javës zhvillohet në Prishtinë ku takohen Prishtina e Drita. Kjo ndeshje ka peshë më shumë për ish kampionët , që kërkon fitore për t’i ikur barazhit.

Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Mentor Ajetit, me asistentët, Altin Zhegrova dhe Drilon Rexhepi. Në VAR do të jetë Dardan Çaka.

Edhe përballja ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës pritet të jetë mjaft interesante.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza i asistuar nga Fatmir Sekiraqa, Besnik Morina adhe Eridon Podvorica, në VAR do të jetë Besfort Kasumi.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota të gjyqtarëve.