Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e parë në Superligën e Kosovës.
Kjo metodë do të përdorët këtë vit për të deleguar gjyqtarët në elitën e futbollit tonë.
Derbi i javës së parë ndërmjet Dritës dhe Llapit do ta drejtohet nga Erdall Zasella me dy ndihmësit Arbnor Bullatofci dhe Fatlum Jashari. Ky takim luhet të dielën në Gjilan.
Në takimin tjetër interesant mes Lirisë dhe Ballkanit shorti ka deleguar Ilir Mehmetin si gjyqtar kryesor. Ai do të asistohet dhe dyshja Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani.
Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në duelin Prishtina – Feronikeli ’74, ndërkaq ndihmës të tij janë Drilon Rexhepi dhe Bashkim Hyseni.
Ndeshja midis Dukagjinit dhe Malishevës do të gjykohet nga Dardan Çaka me ndihmësit Alban Ejupi dhe Kastriot Peci.
Takimi tjetër i kësaj xhiroje mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e mysafirëve pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative. /Telegrafi/