Site icon Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligë, Çaka ndanë drejtësinë në derbi

Albi Mall Superliga e Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ku në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për ndeshjet e xhiros së shtatë që zhvillohen nga e premtja në të diel.

E në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve me short si gjithnjë.

Llapi dhe Suhareka zhvillojnë ndeshjen e parë të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku ku duel do të drejtohet nga Mentor Ajeti me ndihmësit Altin Zhegrova dhe Bujar Rama.

Të shtunën në program janë dy sfida të tjera, ku Ballkani para adhuruesve të vet pret Ferizajn, ku Vigan Iberdemaj është gjyqtar kryesor.

Ndërkohë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, Dukagjini është nikoqir i Dritës, me drejtësinë që do ta ndajë Erdal Zasella.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet të dielën me Gjilanin që pret para adhuruesve të vet Prishtinën. Në këtë duel drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka me ndihmësit Arbnor Bullatovci dhe Zgjim Rrahimi.

Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave është ajo mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës që zhvillohet në Drenas. /Telegrafi/

Exit mobile version