Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të të Superligës në futboll.
Ndeshja me interesim të veçantë do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku me një pikë të fituar, kryeqytetasit mund ta mbyllin dilemën e titullit.
Këtë derbi do ta drejtojë Gramos Shala, me asistentët Bujar Selimaj e Besnik Morina, ndërsa gjyqtar i katërt, Mentor Ajeti.
Ndeshjen Ballkani – Trepça ’89 do ta gjykojë Dardan Çaka.
Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Dritës, që do të gjykohet nga Tefik Maloku./Telegrafi/