Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 18-të, Gramos Shala në derbi

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 18-të dhe kësisoj do përmbyllet edhe stinori vjeshtor.

Tashmë janë bërë edhe delegimet e plota për këtë javë.

Në ndeshjen kryesore mes Ballkanit dhe Gjilanit, drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Eridon Podvorica, kurse në VAR do të jetë Burim Jahmurtaj.

Ndeshja tjetër e zjarrtë mes Llapit dhe Prishtinës i është besuar gjyqtarit gjilanas Valbon Hoxha me asistentët Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi, Selim Isufi, kurse në VAR do të jetë Mervan Bejtullahu.

Më poshtë delegimet e plota për pesë ndeshjet.