Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e tretë në Ipko Superligë, Mervan Bejtullahu gjykon në derbi

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e tretë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini përballet me Dritën.

Ky takim do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Edomnd Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë derbi i javës padyshim që është në Drenas, ku kampioni në fuqi Feronikeli pret Prishtinën.

Drejtësinë në këtë derbi do ta ndaj Mervan Bejtullahu me ndihmësit Benon Këpuska dhe Fatlum Jashari.

Alban Shala me ndihmësit Granit Hyseni e Imran Kabashi do të jenë të dielën në duelin Gjilani – Vushtrria. /Telegrafi/