Xhiroja e 3-të në Superligen e Kosovës në futboll na sjellë ndeshje të zjarrta.
Ndeshjet kryesore pritet të zhvillohen ditën e diele, ku Prishtina e pret kampionin e Kosovës, Dritën.
Ndërsa në ndeshjen tjetër shumë e fortë po në këtë ditë zhvillohet mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për xhiron e tretë, ku Selim Isufi do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Drita së bashku me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj, gjyqtar i katërt është Erdall Zasella.
Kurse, ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit do ta drejtoj gjyqtari Genc Nuza me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, gjyqtar i katërt është Arben Halilaj.
Më poshtë i gjeni gjyqtarët për pesë ndeshjet e kësaj jave. /Telegrafi/