Site icon Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 32-të, Alban Shala në derbi

Xhiro e 32-të në Superligë e Kosovës, starton të shtunën më 1 maj, teksa na presin tri sfida tejet interesante.

Në duelin kryesor të ditës ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kryeqytetas Alban Shala.

Ai do të jetë i shoqëruar nga asistentët Granit Hyseni dhe Meriton Berisha. Gjyqtari i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Mervan Bejtullahut kthehet në aksion, ku do të gjykojë duelin ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, i cili zhvillohet në fundjavë.

Bejtullahu do ketë në krah asistentët Visar Kelmendi dhe Arnold Bicaj, ndërsa Dardan Çaka do jetë gjyqtar i katërt.

Më poshtë delegimin i plotë për javën e 32-të.  /Telegrafi/ 

Exit mobile version