Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 30-të, Gramos Shala në derbin Drita – Prishtina

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të në fundjavë, ku nuk mungojnë ndeshjet e zjarrta.

Tashme është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Në ndeshjen kryesore mes Dritës dhe Prishtinës, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Gramos Shala me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Në ndeshjen tjetër interesante mes Ballkanit dhe Gjilanit, gjyqtar kryesor është Visar Kastrati. Ai do të asistohet nga Besnik Morina, Granit Hyseni.

Drenica – Feronikeli i është besuar Selim Isufit, ndërsa Llapi – Trepça ’89 do të drejtohet nga Besfort Kosumi. /Telegrafi/