Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 29-të në BKT Superligën e Kosovës

Në fundjavë do të zhvillohet java e 29-të në BKT Superligën e Kosovës, ku janë deleguar gjyqtarët që do të drejtojnë pesë takimet.

Kjo javë sjell disa ndeshje shumë interesante, ku spikasin disa derbi, si për titull, ashtu edhe për mbijetesë.

Të shtunën ndeshje shumë interesante do të zhvillohet mes Drenicës dhe Dukagjinit, ku këtë ndeshje do ta gjykojë Genc Nuza.

Bardh Ajeti do ta drejtojë ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës, derisa Besfort Kasumi atë në Podujevë, ku Llapi pret Dritën.

Më poshtë delegimet e plota të gjyqtarëve për javën e 29-të në BKT Superligë: