Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 27-të në Superligën e Kosovës, Murtezi drejton derbin

Rikthehen emocionet e kampionatit elitar të futbollit kosovar, derisa tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve të cilët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 27-të.

Gjyqtari kryesor për ta gjykuar ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës është Shpëtim Murtezit, i cili ka drejtuar këtë edicion edhe shumë derbi të tjerë.

Ai do të jetë i shoqëruar nga Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari, ndërkohë Selim Isufi do të jetë gjyqtarë i katërt.

Në një ndeshje tjetër interesante sikurse ajo ndërmjet Feronikelit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndajnë treshja e FIFA-së, Genc Nuza si kryesor, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj si asistentë, ndërkohë Gramos Shala do jetë gjyqtarë i katërt.

Ndeshja Arbëria – Drita i është besuar gjyqtarit me perspektivë, Mentor Ajeti.