Janë deleguar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Albi Mall Superligë.
Super derbi i kësaj jave padyshim se do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Ballkanit, të dielën në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Ky duel i është besuar të drejtohet Genc Nuzës me ndihmësit Besnik Morina e Arbnor Bullatovci.
Super ndeshje pritet edhe në Gjilan mes Dritës dhe Llapit, me Dardan Çakën që do ta drejtojë atë duel me ndihmësit Meriton Berisha e Visar Klmendi.
Gramos Shala do të drejtojë duelin për mbijetesë mes Drenicës dhe Ferizajt, derisa Burim Jahmurataj është në Klinë në sidën Dukagjini – Gjilani.
Gjyqtari me stemë të FIFA-s, Visar Kastrati do të jetë në Mitrovicë ku zhvillohet një tjetër ndeshje për mbijetesë mes Trepçës ’89 dhe Malishevës. /Telegrafi/