Site icon Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 22-të, Shpëtim Murtezi në derbi

Superliga kthehet sërish në fundjavë me pesë ndeshje interesante për javën 22-të, ndërsa tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët.

Në derbin e xhiros që zhvillohet mes Llapit dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi.

Ai do të jetë i shoqëruar nga asistentët Fatlum Jashari dhe Meriton Berisha.

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme këtë vikend, si ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës, ku drejtësinë do ta ndajë Gramos Shala.

Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani, janë anësor në këtë takim.

Ndeshja Arbëria – Feronikeli do të drejtohet nga Tefik Maloku, ndërsa Drenica – Gjilani nga Visar Kastrati.

Më poshtë mund t’i mësoni edhe delegimet e plota për këtë javë:

Exit mobile version