Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të këtë fundjavë, ku na presin ndeshje të forta.
FFK ka bërë edhe delegimin e gjyqtarëve për pesë sfidat e kësaj jave.
Gramos Shala do ta drejtojë duelin kryesor të kësaj jave mes Llapit dhe Prishtinës që zhvillohet të dielën.
Ndërkohë sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Ballkanit dhe Dukagjinit që do të gjykohet nga Alban Shala.
Ferizaj pret Dritën, derisa kjo sfidë do të drejtohet nga Burim Jahmurataj me ndihmësit Alban Ejupi e Kastriot Peci.
Ndeshjen Gjilani –Trepça ’89 do ta gjykojë Genc Nuza, ndërsa Malisheva- Drenica, drejtohet nga Visar Kastrati./Telegrafi/