Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe ndeshjet e xhiros së 16-të luhen në fundjavë.
Pa dyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku të dielën Drita do ta pres skuadrën e Ballkanit.
Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.
Në ndeshjen Drita – Ballkani, gjyqtari kryesor i është besuar Dardan Çakës me asistentët Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti.
Kurse, gjyqtari i ri Valbon Hoxha do të debutoj në Superligën e Kosovës në ndeshjen Prishtina – Feronikeli.
Më poshtë i gjeni të gjitha delegimet për xhiron e 16-të. /Telegrafi/