Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 14-të, derbi Llapi – Ballkani gjykohet nga Mervan Bejtullahu

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të pas pauzës dyjavore.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do zhvillohet të premten, aty ku Prishtina do t’i bëjë konak skuadrës së Dukagjinit.

Ndeshja kryesore pritet të luhet ditën e diele, ku Llapi dhe Ballkani do përballen mes vete.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Ndeshjen kryesore mes Llapit dhe Ballkanit do e gjykoj gjyqtari gjilanas Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri, Besnik Morina, Erdall Zasella dhe në dhomën e VAR-it do jetë Dardan Çaka.

Ballafaqimin mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Valbon Hoxha me asistentët Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi, Lirim Jashari dhe në dhomën e VAR-it do jetë Shpëtim Murtezi.