Site icon Telegrafi

Delegohen gjyqtarët për javën e 11-të në BKT Superligën e Kosovës, Çaka dhe Nuza në ndeshjet kryesore

Java e 11-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë ku në program janë shumë ndeshje interesante.

Spikasin dy ndeshje në kuadër të kësaj xhiro. Ndeshja, kryesore do të zhvillohet ditën e diele ku Ballkani dhe Prishtina do ballafaqohen mes vete.

Nxehtë pritet të jetë edhe në Podujevë ku skuadra e Llapit do t’i bëjë konak Dritës.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për javën e nxehtë.

Ndeshja kryesore mes Ballkani dhe Prishtinës i është besuar njërit nga gjyqtarët më të mirë në vend, Dardan Çakës me asistentët Fatlum Berisha, Alban Ejupi, Vigan Ibërdemaj dhe Mervan Bejtullahu (VAR).

Sfidën mes Llapit dhe Dritës do ta drejtoj gjyqtari Genc Nuza me asistentët Lumturije Muhadri, Bujar Selimaj, Arben Halilaj dhe Ilir Mehmeti (VAR).

Më poshtë i gjeni edhe delegimet e plota për pesë ndeshjet e fundjavës./Telegrafi/

Exit mobile version