Në fundjavë zhvillohet xhiro e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku janë deleguar edhe gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet.
Dardan Çaka do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit.
Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Meriton Berisha. Në VAR është caktuar Bardh Ajeti.
Të dielën zhvillohen tri ndeshjet mjaft interesante. Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen Ulpiana – Llapi, me asistentë Lumturije Muhadri dhe Hekuran Osmani. Në VAR është caktuar Mervan Bejtullahu.
Ndeshja Prishtina- Malisheva do të drejtohet nga Erdall Zasella, me ndihmën e Bujar Selimajt dhe Alban Ejupit.
Më poshtë delegimet e plota të gjyqtarëve: