Janë deleguar gjyqtarët për javën e 16-të në BKT Superligës së Kosovës.
Genc Nuzës i është besuar gjykimi për ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje, në mes Llapit dhe Gjilanit, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.
Ndërkohë në takimin ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit, drejtësinë do ta ndajë Mentor Ajeti me asistentët Altin Zhegrova dhe Drilon Rexhepi.
Kurse gjyqtari i katërt do të jetë Arben Halilaj.
Ulpiana – Prishtina do të drejtohet nga Bardh Ajeti, ndërsa Malisheva – Drenica do të gjykohet nga Valbon Hoxha.
Më poshtë të gjithë gjyqtarët e deleguar për këtë javë.