Site icon Telegrafi

Delegimi i Cakajt, reagon Presidenti Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta reagoi pas delegimit si ministër i Jashtëm të Gent Cakajt nga kryeministri Edi Rama.

“Presidenti nuk komenton aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo ministrive”, tha Meta.

Ai tha se do ta respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
“Si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Meta.
Presidenti kishe refuzuar dekretimin e Gent Cakajt në këtë pozitë dhe për ketë Edi Rama ishte vetpropozuar ministër i jashtëm. /Telegrafi/

Exit mobile version