Delegati Skender Musa ka thënë se Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka marrë pagë mujorë në kohë të pandemisë në vlerë prej 1974 euro. ka thënë se ka marrë 500 euro më shumë se sa ia lejon rregullativa.
“Ka marrë pagë në kohë pandemie në vlerë prej 1974 euro euro afër 500 euro më shumë se sa ia lejon Rregullorja”, ka thënë Musa, në mbledhjen e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK).
Musa ka thënë se edhe blerjet e llaptopëve ishin të paligjshme pasi nuk janë përfillur rregullat. Madje, ka thënë se një llaptop është blerë dhjetë mijë euro.
“Pagesat nuk ishin të ligjshme për pagesat e llaptopëve. Ky këshill mbikëqyrës nuk na tha asgjë. Ka ble llaptop 10 mijë euro”, ka thënë Musa.
“Kjo është Kryesia më e korruptuar dhe më hakmarrëse”, ka thënë Musa.
Musa ka thënë se blerja e llapopëve me para kesh është vepër penale.
Cakolli paralajmëron veprime juridike ndaj personave që angazhojnë avokatet sipas detyrës zyrtare
Delegati Blerim Cakolli ka pasur ankesa për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare. Ka thënë se ka probleme në këtë listë duke kërkuar edhe përgjegjësi për këto shkelje.
Ai ka thënë se udhëheqja e OAK-së do të duhej të ishte më transparente.
“Me gjithë respektin, kushdo që është përgjegjësi për ex-officio, na tregoni cili është personi përgjegjës. Ne duhet t’i marrim të gjitha mjetet juridike ndaj tyre”, ka thënë Cakolli.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka thënë se posa ka marrë pozitën e Kryetrarit menjëherë i kanë ardhur në zyrë Policia e Kosovës.
“Pas gjashtë minutash kanë ardhur në zyrë”, ka thënë Ejupi teksa ka raportuar për punën njëvjeçare në Kuvendin e OAK-së.
Sipas tij, askush s’mund ta shantazhojë një Kryetar të Odës pavarësisht prapavijës pse në zyrë i kanë shkuar policët.
“Më date 9 mars rreth orës 10, ish kryetari ishte për te ma dorëzuar detyre pas 6 minutave kane Policia. Zyrtarja ka qene poshtë, ish kryetari,… Mos kane ardhe rastësisht pas 6 minutave? Nuk e kam luajtur viktimën, nuk mund ta shantazhojë askush Kryetarin e Odes së Avokatëve. Besoj qe nuk e kanë hupe udhën qe kane ardhe aty…”, ka thënë Ejupi.
Gjatë raportimit për punën gjatë vitit 2020, Ejupi ka thënë se avokatët janë ballafaquar me probleme për shkak të pandemisë derisa është ankuar se shteti nuk ka ndihmuar fare avokatët e Kosovës.
Ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë ndihmuar avokatët për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.
Behar Ejupi ka nisur punën e avokatit në mars të vitit 2011 derisa më herët kishte punuar në Doganën e Kosovës si zyrtar ligjor.
Në këtë Kuvend është vendosur edhe pika për shkarkimin e Ejupit.
Në arsyetimin për shkarkimin e Ejupit është përmendur performanca e dobtë, përfitimeve personale.
Oda e Avokatëve përfaqëson më shumë se 1 mijë e 100 avokatë në gjithë Kosovën që janë të regjistruar në këtë institucion.
Në pikën e tetë të Kuvendit hyn shkarkimi i Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës
Në pikën e tetë të rendit të ditës ka hyre propozimi për shkarkimin e Behar Ejupit nga pozita e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Për të futur në rend të ditës shkarkimin e Ejupit kanë votuar 30 delegatë të Kuvendit të Odës derisa kundër kanë votuar 14. Kanë abstenuar katër delegatë. Pjesë e këtij Kuvendi janë 64 delegatë, raporton “Betimi per Drejtësi”.
Me këtë votim është vendosur të shkohet në aprovimin e procesverbalit, raportimin për aktivitetet e OAK-së, shqyrtimin e raportit të Këshillit të Mbikëqyrës të OAK për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit të auditimit, shqyrtimi i propozimit për buxhetin e OAK-së për vitin 2021.Tek në pikën e tetë ka hyrë propozimi i 23 delegatëve për shkarkimin e Kryetarit të OAK-së.
Behar Ejupi ishte votuar për udhëheqës të Odës së Avokatëve të Kosovës më 3 mars të vitit të kaluar në një Kuvend ku kundërkandidatë të tij ishin: Nasuf Hasani dhe Skender Musa.
Kuvendin e Odës e përbëjnë tetëdhjetë e pesë (85) delegatë. Mandati i organeve udhëheqëse të OAK, bazuar në Statut, është katër vjet.
Behar Ejupi ka nisur punën e avokatit në mars të vitit 2011 derisa më herët kishte punuar në Doganën e Kosovës si zyrtar ligjor.
Në arsyetimin për shkarkimin e Ejupit është përmendur performanca e dobtë, përfitimet personale, keqmenaxhimi i OAK-së, dyshimet për keqpërdorimin e buxhetit të OAK-së, krijimi i frymës jo bashkëpunuese, mungesës e iniciativave për zhvillimin e OAK-së dhe profesionit të avokatisë.
Kuvendin e Odës e përbëjnë tetëdhjetë e pesë (85) delegatë. Mandati i organeve udhëheqëse të OAK, bazuar në Statut, është katër vjet.
Oda e Avokatëve përfaqëson më shumë se 1 mijë e 100 avokatë në gjithë Kosovën që janë të regjistruar në këtë institucion. /Betimi për Drejtësi/