Site icon Telegrafi

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të premten.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, Netanyahu hyri në sallë dhe iu afrua podiumit për të folur në seancën e 79-të të asamblesë.

Dhe siç raportojnë mediat turke, i udhëhequr nga përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Ahmet Yıldız, delegacioni turk u largua nga salla përpara se Netanyahu të fillonte fjalimin e tij.

Gjithashtu, vënë në pah mediat turke, shumë delegacione të tjera iu bashkuan protestës nga përfaqësuesit e Turqisë dhe gjithashtu u larguan nga salla.

Kritikat janë ngritur për lejimin e fjalimit në OKB nga Netanyahu, për të cilin prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan po kërkon një urdhër arresti për “krime lufte”. /Telegrafi/

Exit mobile version