Telegrafi

Mblidhet Delegacioni Shtetëror për Dialog me Serbinë, takimi me dyer të mbyllura

Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë është duke mbajtur takim më dyer të mbyllura në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Telegrafi.

Delegacioni shtetëror i miratuar nga Kuvendi i Kosovës është i përbërë nga Shpend Ahmeti i PSD-së dhe Fatmir Limaj, kryesues të këtij delegacioni, ndërsa anëtarë janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

Ndryshe, sot pritet një takim në Bruksel mes liderëve të Ballkanit Perëndimorë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku pritet të diskutohet për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajon. /Telegrafi/