Telegrafi

Delegacioni i Shtabit të përgjithshëm çek e vizitoi kufirin jugor të Maqedonisë

Delegacioni i forcave të armatosura të Republikës Çeke i udhëhequr nga gjenerali Mechislav Gocul, i shoqëruar nga shefi i shtatmadhorisë së ARM, nënkoloneli Metodija Veliçkovski, sot pasdite e kanë vizituar kufirin jugor të Republikës së Maqedonisë në drejtim të Greqisë, bën të ditur Makfaks, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës së kufirit jugor në rajonin „Bogorodica “, pjesëtarët e forcave të armatosura të Maqedonisë, kolegëve tyre çek ua prezantuan situatën aktuale të sigurisë dhe i njoftuan për mënyrat me të cilat ARM i zbaton detyrat e dhëna për sigurim të vazhdueshëm të kufirit dhe parandalim të kalimeve të paligjshme.

Gjenerali Gocul ka shprehur interesim të veçantë për mënyrën e menaxhimit të kapaciteteve përmes zbatimit të masave dhe procedurave të cilat ARM me sukses i ka zbatuar deri më tani gjatë menaxhimit të krizës së emigrantëve.

Delegacioni ushtarak nga Çekia nesër pritet ta vizitojë qendrën për trajnim të pilotëve dhe ti shqyrtojë mundësitë për bashkëpunim në këtë sferë./Telegrafi/