Delegacioni i Bashkimit Evropian i përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, kanë arritur në Prishtinë pak orë më parë.
Treshja nga BE-ja në këto momente është duke zhvilluar takim me krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Këtë e ka bërë të ditur komisioneri Hahn përmes një postimi në Twitter.
“Nevoja për të quar përpara gjithë rajonin, duke u bazuar në meritat individuale” ,ka shkruar Hahn. /Telegrafi/
Good to be in #Kosovo w @JunckerEU, @FedericaMog: meeting @HashimThaciRKS @KadriVeseliKS @haradinajramush @pacollibehgjet. W #Balkans strategy of @EU_Commission also covers #Kosovo. Need to bring entire region forward, based on individual merit. pic.twitter.com/XQ3QX3yf4q
— Johannes Hahn (@JHahnEU) February 28, 2018