Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, përshëndet dërgimin e 60 mjekëve shqiptarë ne Itali.
Përmes një postimi në Twitter, Delegacioni shkruan se solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri!”
“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri!”
Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim reagoi për dërgimin e 60 mjekëve në Itali nga qeveria Shqiptare.
Përmes Twitter ajo falënderon Shqipërinë për këtë ndihmë.
“Teksa aleatët e NATO-s bashkëpunojnë së bashku, dua të falënderoj Shqipërinë për dërgimin e stafeve mjekësore në Itali. Ne jemi NATO”, ka shënuar amabsadorja amerikane./oranews.tv