Site icon Telegrafi

Delegacioni qeveritar në Londër u takua me ish-funksionarë të NATO-s dhe BE-së, anëtarë të Grupit të Ohrit

Delegacioni qeveritar të cilin e kryeson kryeministri Zoran Zaev, sot para Mbledhjes së liderëve të NATO-s në Londër, kishte takim me ish-funksionarë të lartë dhe ambasadorë të Aleancës dhe BEsë, anëtare të Grupit të Ohrit.

“Me miq të përkushtuar dhe mbështetës biseduam për nismat e ardhshme të përbashkëta për afirmim dhe dukshmëri ndërkombëtare e Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Anëtarësimi në NATO është realizim i vendimit tonë strategjik sovran, të miratuar me konsensus në vitin 1993. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet, si parakushte kryesore për zhvillim dhe prosperitet ekonomik, siparakushte për zhvillim ekonomik dhe prosperitet i vendit tonë dhe qytetarëve në shoqëri të aleancës më të fuqishme në botë”, publikoi kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Zaevi në Samitin e NATO-s në Londër është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Exit mobile version