Këto ditë në Kosovë do të qëndrojë një delegacion faktmbledhës për investime i nivelit të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky delegacion përbëhet nga përfaqësues të sektorit publik dhe atij privat dhe do të qëndrojnë në Kosovë nga datat 2-5 nëntor.
Delegacioni i EBA do të zhvillojë takime me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, përfaqësues më të lartë të Qeverisë së Kosovës, institucioneve të pavarura ekonomike dhe përfaqësues të sektorit privat të Kosovës.
Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është për t’u njoftuar me mundësitë dhe potencialet investuese në Kosovë.
Kjo vizitë vjen si rezultat i takimit të fundit të Presidentes Jahjaga me Princin e Kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për investimin e EBA në Kosovë në fusha të ndryshme. /Telegrafi/