Një delegacion i partive opozitare nga Republika e Shqipërisë, sot po qëndron kë Kosovë, ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve.
Sipas njoftimeve, fillimisht kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.
Pastaj, ata rreth orës 10:00, do të takohen me kryeparlamentari Kadri Veseli.