Site icon Telegrafi

Delegacioni parlamentar i Maqedonisë viziton Strasburgun

Delegacioni i Maqedonisë në vijim të dy ditëve do të qëndrojë në Strasburg në mbledhjen e Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, Komiteti parlametar për stabilizimin dhe asocimin, informon Ansamblea e Republikës së Maqedonisë.

Delegacioni i Komitetit të Kuvendit të Maqedonisë do t’a prezantojnë deputetët Goran Millevski, Antonio Milloshoski, Betian Kitev, Ejup Alimi, Rexhep Memedi dhe Zhaklina Llazarevska.

Nga kuvendi u tha se sipas rendit të ditës, në mbledhjen e komitetit të Përzier deputetët nga Asamblea e Republikës së Maqedonisë dhe nga parlamenti Evropian do të shkëmbejnë mendime për zbatimin e “Planit 3-6-9”.

Rekomandime nga grupi i ekspertëve të lartë për çështje të sistemit të qeverisjes së drejtës, theks të veçantë do të kenë reformat gjyqësore, reformat zgjedhore, reforma në punën e Parlamentit, reforma në mendiume, reforma në administratën publike, bashkpunim me shoqërinë qytetare, marrëdhëniet ndëretnike mirëfqinjësia dhe bashkëpunimi rajonal, zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ligji i ri për përdorimin e gjuhëve dhe procesi i Berlinit dhe aktivitetet shtesë pas samitit te Triestës. /Telegrafi/

Exit mobile version