Site icon Telegrafi

Delegacioni nga Iowa vizitoi Kompaninë “Devolli Corporation” (Foto)

Në ambientet e Fabrikës “M&Sillosi” të “Devolli Corporation”, sot  ishte për vizitë një delegacion i nga shteti i Iowa të SHBA-së, i udhëhequr nga gjenerali Tim Orr.

Gjatë kësaj vizite delegacioni amerikan u informua për së afërmi me aktivitetet afariste të “Devolli Corporation” në përgjithësi dhe të mullirit “M&Sillosi”, në veçanti.

Me këtë rast drejtuesit e “Devolli Corporation” dhe delegacioni amerikan u dakorduan në parim që të vazhdojnë me bashkëpunim në sfera të ndryshme biznesore, sidomos u vlerësua me interes të bashkëpunohet në sektorin e agrikulturës.

Një delegacion nga “Devolli Corporation” së shpejti do të vizitojë shtetin e Iowa-s, ku do të fillohet me iniciativën për hapjen e një kafeiterie ‘Prince Coffee Shop’ dhe do të eksplorohen mundësitë e shkëmbimit të praktikave më të mira të agrikulturës, me theks të veçantë në grurë dhe përpunimit të miellit, iniciativë kjo që u përkrah edhe u mirëprit edhe  nga ana e gjeneralit Orr.

Njëkohësisht Gjenerali Orr, ofroi bashkëpunim dhe gjithë mbështetjen e tij, që vizita e delegacionit të “Devolli Corporation” të rezultojë me sukses të ndërsjellë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version