Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski morën pjesë në Kongresin Botëror për siguri në kufi, ku nikoqir ishte MPB-ja e Mbretërisë së Marokut.
Siç njoftojnë nga MPB, në ngjarjet ku morën pjesë 54 delegacione të shteteve, delegacioni i MPB-së mori pjesë me ftesë të Zyrës së Misionit të OSBE-së në Shkup.
Delegacioni mori pjesë në më disa seanca të punës ndërsa në kuadër të sesinot “Migrime dhe trafikimi i qenieve njerëzore, sfida globale të menaxhimit, sekretarja Nestorovska foli në temën “Menaxhime me emigrantët dhe masat kundër trafikimit të njerëzve”.
Në margjinat e kongresit u realizuan edhe kontakte dypalëshe me delegacione të vendeve të Afrikës dhe Azisë dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare./Telegrafi/