Delegacioni i LSDM-së, në përbërje të Damjan Mançevskit, Peve Mirçevski dhe Sanja Llukarevska, sot vendosi lule dhe shprehi respekt ndaj presidentit të parë të Republikës së pavarur dhe sovrane të Maqedonisë, Kiro Gligorov, në pesëvjetorin e vdekjes së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“LSDM si dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë me respekt dinjotoz i vlerëson angazhimet dhe kontributin e presidentit Gligorov ndaj Republikës së Maqedonisë, i cili ndërtonte ura bashkëpunimi në shtetin tonë dhe në botë, me çka i hapi perspektivat për qytetarët dhe për Republikën e Maqedonisë. LSDM është përkushtuar t’i kultivojë dhe zhvillojë ato perspektiva në interes të jetës dhe të ardhmes së mirë të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, pas nderimit të Kiro Gligorov./Telegrafi/