Site icon Telegrafi

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë në sesionin e 25-të vjetor të AP të OSBE

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga deputeti Vladimir Gjorçev, prej nesër deri në 5 korrik do të qëndrojë në Tbilisi të Gruzisë ku do të merr pjesë në sesionin e 25 vjetor të AP të OSBE, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë sesion ku tema kryesore e diskutimit do të jetë “25 vjet bashkëpunim parlamentar: ndërtimi i besimit përmes dialogut” me të cilën temë AP e OSBE do të shënojë një çerek shekull nga ekzistenca e saj, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

Në këtë sesion pritet të marrin pjesë rreth 300 deputetë nga 57 vende pjesëmarrëse dhe partnerë të OSBE

Para deputetëve në këtë Sesion vjetor të AP të OSBE do të drejtohen kryetari i parlamentit të Gruzisë David Usupashvili, ministri i jashtëm gjerman dhe kryesues i OSBE Frank Walter Steinmeier, kryetari i asamblesë parlamentare të OSBE, Ilkka Kanerva dhe të tjerë.

Pritet që në kuadër të sesionit të miratohet “Deklarata nga Tbilisi” me rekomandime për një spektër të gjerë çështjes nga sfera e politikës, ekonomisë, mjedisit, jetësor dhe të drejtave të njeriut./Telegrafi/

 

Exit mobile version