Site icon Telegrafi

Delegacioni i Kuvendit në tryezë të rrumbullakët në nivel të lartë në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Goran Milevski, Ejup Alimi, Meri Llazarova dhe Nikolla Micevski, më 27-28 nëntor do të marrin pjesë në tryezën e dytë të rrumbullakët në nivel të lartë në Bruksel, me ftesë të kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Siç kumtojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit të Maqedonisë, në tryezën e rrumbullakët, në të cilën janë ftuar edhe deputetët e parlamenteve të rajonit, do të debatohet për proceset eurointegruese në rajon, për reformat e realizuara për çdo vend në veçanti, si dhe për çështjet bilaterale dhe politikat për fqinjësi të mirë të Ballkanit Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kohës së vizitës në Bruksel, deputetët do të realizojnë takime me kolegët e tyre të rajonit, si dhe me më tepër eurodeputetë me ndikim, në mesin e tyre edhe referuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Ligjvënëse të Evropës, Ivo Vajgëll.

Gjithashtu, delegacioni i Kuvendit do të marrë pjesë edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian në të cilën do të debatohet për Raportin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018./Telegrafi/

Exit mobile version