Aziz Salihu vazhdon mjekimin në Turqi, ku legjendën shqiptare të boksit e ka vizituar një delegacion i KOK-ut.
“Delegacioni i KOK ishte në vizitë te Aziz Salihu, i cili është në proces të shërimit nën përkujdesjen e mjekëve turq dhe familjes së përkushtuar!
“Kampioni përshëndet popullin, i cili përherë e ka mbështetur e sidomos sportistët e Kosovës dhe premton se shumë shpejt do të jetë në mesin e tyre!”, shkruan në postimin e Fatmir Makollit në Facebook. /Telegrafi/