Telegrafi

Delegacioni i Shqipërisë sjell informacione për shfrytëzimin e portit të Shëngjinit

Kryetari i këtij komisioni Preç Zogaj, e informoi presidentin dhe kryeministrin se rruga Durrës-Morinë është në përfundim e sipër dhe se ajo do të jetë një ndihmë e madhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

Zogaj tha se ka informuar liderët kosovarë me vendimin e kryeministrit Berisha për formimin e komisionit ndërministrorë për dhënien në shfrytëzim të Portit të Shën Gjinit për nevojat e Kosovës.

Parlamentarët shqiptarë thanë se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në gjitha fushat të cilat paraqitet nevoja. /rtk/