Telegrafi

Delegacioni i Kosovës takohet me shefin e diplomacisë portugeze

Nesër delegacioni i Kosovës do të shkojë në Romë, ku do të ketë një takim me shefin e diplomacisë italiane, Masimo d’Alema. Ndërkaq, të enjten përfaqësuesit e Kosovës takohen në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter-Steinmeier.

Ekipi i Unitetit të hënën në Vjenë zhvilloi raundin e katërt të negociatave me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë, të cilat përfunduan pa ndonjë rezultat. /qik/