Site icon Telegrafi

Delegacioni i Kosovës takime me drejtues të FMN-së dhe BB-së

Gjatë një takimi me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe Marek Belka, drejtor i Departamentit Evropian të FMN-së, udhëheqësit e Kosovës e kanë falënderuar atë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në këtë institucion.

Të arriturat në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë në sektorin e energjisë, kanë qenë temat kryesore të diskutuara me Strauss-Khan.

Po këto tema janë shtjelluar edhe në takimin që delegacioni i vendit tonë ka zhvilluar me presidentin e Bankë Botërore, Robert Zoellick dhe bashkëpunëtorët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version