Delegacioni erdhi në Shqipëri më 30 janar dhe intervistoi në mënyrë private 35 personat e ndaluar, si dhe shqyrtoi të dhënat përkatëse nga burgjet 302 dhe 313, e rajonet e policisë numër 1 dhe 2 në Tiranë.
Delegacioni i KE-së nuk ka bërë të ditur ende rezultatin e vizitës, raportoi Top Channel.
Delegacioni monitorues është konsultuar dhe me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, kryeprokuroren Ina Rama, si dhe me përfaqësues të Avokatit të Popullit e mjekësisë ligjore. /Telegrafi/