Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga nënkryetarja Fatmire Kollçaku, vizitoi Komunën e Preshevës ku zhvilluan takime me drejtuesit e kësaj komune dhe vizituan maternitetin jashtëspitalor.
Sipas kumtesës, Vetëvendosjes vazhdimisht ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës dhe ajo Shqipërisë të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Çdo marrëdhënie me Serbinë do të duhej të kushtëzohej nga Kosova dhe Shqipëria me ndaljen e menjëhershme të shtypjes së shqiptarëve në këtë pjesë dhe me garantimin e të gjitha të drejtave për ta. /Telegrafi/