Përfaqësuesit e delegacionit gjerman në një konferencë për mediat në Tiranë theksuan se rajoni i Ballkanit dhe konkretisht Shqipëria, është pjesë e Evropës të saj dhe si e tillë duhet të jetë brenda BE-së.
“Shqipëria dhe i gjithë rajoni, parë në kuptimin e gjeopolitikës është oborri i BE dhe si i tillë në gjykojmë që ai të jetë pjesë e BE. Ndaj do të ishte e domosdoshme, që bashkëpunimi parlamentar duhet të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për mua si njeri që udhëhiqet nga parimet demokratike, demokracia është një proces vlerash. Është e rëndësishme demokratizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye, dëshiroj të përsëris se marrëdhëniet mes parlamenteve në rajon dhe sferës së politikës për Gjermaninë janë shumë të rëndësishme”, tha një nga përfaqësuesit e delegacionit gjerman. /TCH/Telegrafi/