Tashmë delegacioni i Kosovës është nisur për në Meksiko City.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Flamur Bunjaku janë nisur për në Meksikë për të marrë pjesë në kongresin e FIFA-s.
Në Kongresin që do të mbahet më 12 e 13 maj do të shqyrtohet kërkesa e FFK-së për pranim në FIFA.
Kosova me 3 maj është pranuar në UEFA, ndërsa pret edhe pranimin në FIFA. /Telegrafi/