Delegacioni i bizneseve kosovare i udhëhequr nga Florin Lata, nga Shoqëria a Avokateve; “Vokshi & Lata” dhe Besnik Sylejmani nga kompania “Hoja” se bashku me biznese nga Kosova, patën kënaqësinë të vizitojë edicionin e 9-të të Promote në Yaounde, Kamerun.
Takimet frytdhënëse nuk ishin kufizuar vetëm në bizneset lokale, ato janë zgjeruar edhe në sektorin publik.
Gjatë vizitës midis 17 dhe 22 Shkurtit, delegacioni i biznesit kosovar ka pasur nderin të takohet me individë të nderuar duke përfshirë: Ministrin e Tregtisë, Luc Magloire Atangana Mbarga, ministrin e Edukimit Bazik, profesori Laurent Serge Etoundi Ngoa, kryetarin e Yaoundé (II), Z. Yannick Ayissi, zv/presidenten e FECAFOOT, Céline Eko Mendomo.
Pas vizitës në Yaounde, një pjesë e delegacionit vizitoi qytetin kryesor ekonomik Douala, ku zhvilluan takime me zyrtarët doganorë të Portit dhe përfaqësues të bizneseve vendase dhe të shteteve fqinje.
Edhe pse kjo ishte një vizitë biznesi, delegacioni i biznesit ka treguar arritjet që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.
Kameruni ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë, këto takime biznesi si dhe takimet me zyrtarë qeveritarë ishin një mundësi e madhe për të promovuar Kosovën si një shtet i pavarur.
Mundësitë në Afrikë janë të shumta dhe është një hap i guximshëm për bizneset kosovare të eksplorojnë këto tregje në zhvillim.
Bizneset Kosovare të cilat prezantuan produktet e tyre ishin:
Shoqëria e avokateve “Vokshi & Lata”,
Kompania e konsulentësh “Hoja”,
“Famis-Co”,
“InfinitNetwork”,
“Butterfly”, dhe
“Jaffa Plus”.