Site icon Telegrafi

Delegacion i Kuvendit Parlamentar i Këshillit të Evropës u bllokuan në ashensorin e Prokurorisë në Shkup (Foto)

Delegacion i Kuvendit parlamentarë i Këshillit të Evropës (KPKE), i cili dy ditët e fundit në Shkup ka bërë vlerësimin për atmosferën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 5 qershor është bllokuar në ashensor të Prokurorisë publike të Maqedonisë dhe kanë mbetur aty së paku 30 minuta, duke pritur që t’i nxjerrin prej aty, njofton portali “Svedok”.

Sipas fotografive, delegacioni ka pasur takim në Prokurorinë publike të Maqedonisë, ndërsa prej atje është duhur të vazhdojnë për takim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Por, njëri prej dy ashensorëve të Prokurorisë në të cilën kanë qenë Delegacioni ka dështuar dhe ata kanë mbetur të bllokuar brenda.

Në fillim e kanë marrë si me shaka situatën, dhe kanë bërë vetë fotografim duke shpresuar se situata së shpejti do të zgjidhet. Por, nuk ka shkuar gjithçka sipas pritjeve të tyre, dhe anëtarë të delegacionit i ka kapur paniku, edhe pse u është premtuar se ata do të nxjerrën prej aty së shpejti, si dhe, të mos shqetësohen sepse ashensori është i lidhur me sistem për ajër, dhe nuk ekziston rreziku që të mbeten pa oksigjen.

Tom Packalen i cili i publikoi fotot në profilin e tij në facebook ka shkruar se ai ka qenë ndër më të zëshmit prej kolegëve dhe ka thënë se kjo nuk është punë gjermani, sepse ashensori ka pas makinë finlandeze./Telegrafi/

Exit mobile version