Site icon Telegrafi

Delegacion i Fakultetit për Siguri në vizitë te Kryetari Ivanov

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, sot pranoi në takim delegacion të Fakultetit për siguri – Shkup, në përbërje të dekanit Nikolla Dujovski, prodekanit për shkencë dhe zhvillim Marjan Gjurovski dhe profesorit Vlladimir Ortakovski.

Në këtë takim u cek se katër dekadat e kaluara shumë gjenerata nga Fakulteti për Siguri – Shkup kanë dhënë kontribut të rëndësishëm nëpërmjet punës me përkushtim, sakrificë dhe me veprimet gjatë paqes dhe situatave të krizës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Të studiosh në Fakultetin për siguri – Shkup, paraqet një zgjidhje të vërtetë për arsim dhe për kontribut në ngritjen e standardeve të kuadrove në institucionet e sigurisë’, tha kryetari Ivanov, duke potencuar përvojat pozitive nga të diplomuarit në këtë fakultet.

Fakulteti për Siguri – Shkup shënon 40 vite nga themelimi i tij dhe ka arritur rezultate të larta në fushën e arsimit të lartë për nevojat e sistemit të sigurisë të Republikës së Maqedonisë, si dhe në të gjitha sferat tjera shoqërore, të sigurisë-mbrojtjes dhe shkencore-hulumtuese./Telegrafi/

Exit mobile version