Telegrafi

Delegacion i BQE-së viziton Shoqatën e Bankave të Kosovës

Një delegacion i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) vizitoi Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), ku kjo vizitë u realizua në kuadër të shqyrtimit vjetor të sektorëve financiar të vendeve kandidat potencial për anëtarësim ne Bashkim Evropian, shkruan Telegrafi.

Drejtori Ekzekutiv i SHBK-së, Petrit Balija, falënderoi delegacionin për vizitë dhe për mbështetjen e tyre në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë. Ai po ashtu prezantoi performancën e sektorit bankar të Kosovës për vitin 2017 duke nënvizuar edhe prioritetet e sektorit bankar për vitin 2018.

Delegacioni BQE-së u përfaqësua nga Li Savelin dhe Michael Sturm nga Divizioni për Zhvillime të Jashtme i Drejtorisë së Përgjithshme të Relacioneve Ndërkombëtare dhe Evropiane. /Telegrafi/