Site icon Telegrafi

Delegacion i ambasadës së SHBA-së viziton selinë e Lëvizjes BESA

Sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup qëndroi një delegacion i lartë i SHBA-së në përbërje të David Stephenson – Shef i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën e SHBA-ve, dhe Adrian Ismaili – asistent për çështje në ambasadën e SHBA-ve, ku u pritën nga kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari i përgjithshëm, Afrim Gashi, nënkryetari i Lëvizjes, Zeqirija Ibrahimi dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, ku u shpalosën qëndrimet BESËS. Pas këtij takimi me përfaqësuesit e SHBA-ve kryetari Bilall Kasami ka deklaruar për mediat:

“Ky ishte një takim miqësor ku biseduam kryesisht për krizën aktuale politike, me ç’rast e shprehëm shqetësimin tonë për politikanët e papërgjegjshëm të cilët e sollën vendin tonë në këtë gjendje.

Lëvizja BESA e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, por insistojmë edhe ne themelimin e Gjykatës Speciale që do i procedon krimet politike, e këtë qëndrim e shprehëm edhe në takimin tonë me përfaqësuesit e SHBA-ve.

Ne si Lëvizje BESA nuk merremi me BDI-në, të cilën e konsiderojmë një të kaluar të hidhur të shqiptarëve të Maqedonisë, por me atë se si pas 11 dhjetorit ta bëjmë Maqedoninë të pranueshme edhe për shqiptarët”.(sic)/Telegrafi/

Exit mobile version